“Mbjellim së bashku për të ardhmen”, dy ditë aktivitetesh në Malishevë dhe Kijevë

Komuna e Malishevës në bashkëpunim me UNDP-në, Bashkimin Evropian dhe Organizatën “Miqësia”, realizoi aktivitetin “Mbjellim së bashku për të ardhmen”, i cili dje u mbajt në çerdhen “Zërat e Ëmbël” në Malishevë, ndërsa sot vazhdoi në ambientet e QMF-së në Kijevë.

Gjatë këtyre dy ditëve, fëmijët së bashku me gjyshërit e tyre morën pjesë në mbjelljen e luleve dhe drunjve dekorativë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi, respekti dhe kujdesi për mjedisin.

Në emër të Komunës së Malishevës, të pranishmit i përshëndeti drejtori i DSHMS-së, Amrush Helshani, i cili theksoi rëndësinë e aktiviteteve që promovojnë kujdesin për mjedisin dhe fuqizojnë lidhjen ndërmjet brezave.

Në emër të çerdhes “Zërat e Ëmbël”, drejtoresha Behare Shala vlerësoi projektin si një përvojë të veçantë edukative dhe sociale për fëmijët, ndërsa në emër të Organizatës “Miqësia”, Valdete Sadriu foli për rëndësinë e projektit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave partnere.

Përveç mbjelljes së luleve dhe drunjve dekorativë, për secilin fëmijë u realizuan edhe fotografi kujtimi në korniza të dekoruara me lule verore.

Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë se përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët mund të krijojmë një mjedis më të bukur dhe një komunitet më të lidhur ndërmjet brezave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka takuar Drejtorin e Rrjetit në KEDS, Turan Kocabayraktar

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar se të premtën është takuar …