MBPZHR-ja ka bërë ekzekutimin e subvencioneve në vlerë prej rreth 7.7 milionë euro

Krahas kësaj, muaj më parë MBPZHR-ja, kishte bërë edhe ekzekutimin e pagesave direkte për 25,870 përfitues tjerë në sektorin e blegtorisë, të sipërfaqeve dhe për qumësht sipas kategorive të cilësisë, në vlerë prej 18,525,553.29 euro. Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programin e sivjetmë kishte paraparë subvencione për grurë, farë gruri, misër, elbin,  thekrën, lulediellin, lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, bletari, derrari, thëllëza, pemishtet ekzistuese, perimet në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, bujqësinë organike, si dhe për fidanë të pemëve drufrutore. Po ashtu, subvencionim ka edhe për akuakulturën, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …