Mbushen nëntë vjet nga plani famëkeq i Ahtisarit për Kosovën

Sot mbushen nëntë vjet qysh kur Marti Ahtisari dorëzoi propozimin e tij  për të ardhmen e statusit të Kosovës. Synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës përcaktonte sikur thuhej kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme të  mundshme dhe e stabilizuar. Ai përfshinte masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisjes dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare serbe. Për më tepër, marrëveshja përshkruante masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synonin të kontribuojnë në zhvillimin e një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar. Një element i rëndësishëm i marrëveshjes është mandati që i jepet një prezencë ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën. Dispozitat e marrëveshjes kanë pasur përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë.

Pavarësisht se Plani rregullonte në tërësi  pozitën e serbëve në Kosovë, duke pranuar sovranitetin historik, gjeografik, toponimik e kulturor serb, ky plan u aprovua  unanimisht nga të gjithë deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 e deri tani Plani i Ahtisarit ka qenë dhe po mbetet pengesa kryesore e ardhmërisë së pavarur të Kosovës. Edhe pse Serbia zyrtare nuk e kishte pranuar zyrtarisht, ajo arriti që duke u bazuar në këtë plan të krijojë bazën për themelimin e një republike serbe në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …