Shoqata Kulturore “ Xhemajl Fetahaj – Raushiqi”, do të mbanë Akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së heroit të kombit Xhemajl Metë Fetahaj. Akademia do të mbahet më 15 qershor, duke filluar në orën 19:00, në Gjermani, konkretisht në adresën Gemeindehaus St. Anna, Hermann-Kurz-St.2 71069 Sindelfingen-Maichingen. Xhemajl Fetahaj, u lind më 27 maj të vitit 1964, në një familje të ndershme, e njohur për tradita të larta atdhetare në fshatin Raushiq të Pejë. Më 31 maj 1999, bie heroikisht në përleshje me forcat pushtuese serbe, për të mos vdekur kurrë. Dëshmorët e kombit Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala janë dëshmorët e parë, që u varrosën dy javë pas rënies në Kompleksin e Dëshmorëve në Koshare. Xhemajl Fetahaj është dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës”, me rastin e 5-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Heroi i kombit Xhemajl Fetahaj gjithnjë përkujtohet e nderohet me pietet të lartë për gjithë jetën, veprimtarinë dhe rënien e lavdishme për lirinë e atdheut.
Kontrolloni gjithashtu
Bordi i Drejtorëve miratoi transaksionet e ShAL 69
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur sot mbledhjen e 215-të. …