Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

Më 27 gusht të vitit 1910 u lind, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më vonë si Nënë Tereza

Më 27 gusht të vitit 1910 u lind, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më vonë si Nënë Tereza  dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen. U lind në Shkup. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut nga  Gjakova. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Në moshën 18 vjeçare shkoi në Irlandë dhe u bë murgeshë.  Në vitin 1948 me miratim të Vatikanit u caktua misionare katolike, në Kalkutë të Indisë ku ka qëndruar deri në vdekje. Në dhjetor të vitit 1979 u laurua me çmimin  Nobel për paqe. Më 1985 iu dorëzua medalja Presidenciale e Lirisë nga kryetari amerikan, Ronald Regan. Vdiq më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta, të Indisë

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …