Brickos

Më 29 nëntor të vitit 1944 Shqipëria, pa ndihmën e askujt, por me forcat e veta luftarake u çlirua nga pushtimi fashist

Më 29 nëntor të vitit 1944 Shqipëria, pa ndihmën e askujt, por me forcat e veta luftarake u çlirua nga pushtimi fashist

Më 29 nëntor të vitit 1944,  Shqipëria, pa ndihmën e askujt, por me forcat e veta luftarake u çlirua  nga pushtimi fashist. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, pushtohet nga forcat gjermane.  Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Pa Shkodrën e çliruar nuk mund të kishte Shqipëri të çliruar. Shkodra nuk ishte vetëm një  territor, ajo kishte qenë dhe ishte shpirti i Shqipërisë, kryqendra historike e Veriut te saj, kryeqyteti i lashtësisë së saj ilire .Shkodra  ishte qendra e fundit në Shqipëri ku qenë grumbulluar  rreth 3000-4000 gjermanë dhe 2500  bashkëpunëtorë të tyre. Informacionet e kohës japin të dhëna për  bashkëpunëtorë të tjerë. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …