Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020 “Ju ftojmë të përcillni ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020. Ceremonia do të mbahet më 29 qershor 2020, duke filluar nga orën 10:00 në kazermën ,,Adem Jashari“ në Prishtinë. Në ceremoninë e diplomimit do të marrin pjesë: Ministri i Mbrojtjes z. Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe gjeneralë, oficerë dhe familjarë të kadetëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
