Më 7 dhjetor 2019 në Malishevë përurohet libri me poezi "Vaji im - renegatët e fikën shqiptarinë" i autorit Hysni Gashi

Më 7 dhjetor 2019 në Malishevë përurohet libri me poezi “Vaji im – renegatët e fikën shqiptarinë” i autorit Hysni Gashi

Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi” në Malishevë ju fton që të merrni pjesë në përurimin e librit me poezi “Vaji im – renegatët e fikën shqiptarinë” i autorit Hysni Gashi, me rastin e shënimit të 71-vjetorit të lindjes së prof.dr. Tafil Kelmendi. Përurimi mbahet më 7 dhjetor 2019 (e shtunë), në orën 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Malishevë. Për librin do të flasin, recensenti, Izet Shala dhe redaktori, Qëndrim Morina. Përveç kësaj do të ketë edhe një Orë Letrare me krijues letrarë nga treva të ndryshme shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerohet barkodi i parë GS1 në Kosovë për kompaninë Pestova – një hap historik për produktet kosovare

GS1 Kosova ka gjeneruar barkodin e parë zyrtar për kompaninë Pestova, duke shënuar një moment …