Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Çamëri

kështu nuk ka thënë zoti

të degdisur anembanë

pika gjaku

 

pika loti

na mbeti pa emër konaku

me peshën e vuajtjeve mbi shpinë

 

na mbeti shkret oxhaku

me zemër në plasje

 

Çamëri

Ulqin

Luginë

Janinë

me lot e trishtim

dot nuk ju kthyem

 

pika loti

pika gjaku

na mbiu ferra te pragu

 

shpirti im i plagosur

tokë e djegur

tokë e sosur për liri

 

Çamëri

 

 

Çamëri

gjymtyrë e trupit tim

me plagët e ndarjes mbi shtat

që nga dëbimi i parë

dhembje e gjatë

pengu i shpirtit mbetur varë

 

Çamëri

mos vdeksha i ri

pa hequr vetë me dorën time

në arat tona

brazdën e parë

në tokën boshatisur

 

parmendë e vjetër

shenjë gjallërie e një kohe tjetër

zotin e madh e kemi dëshmitar

 

Çamëri

 

mos vdeksha i ri

pa ardhur tek ti

tek porta jonë e vjetër

tek të parët tanë

tek foleja jonë

nën atë çati

 

ah

Çamëri

pengu ynë i përjetshëm

plagë që djeg në gji

Çamëri

pse jetojmë pa yt

 

 

 

21-06-2021

Kontrolloni gjithashtu

Hazir Mehmeti: BATAJNICË E ZEZË

Në fushën e zezë vrisnin qiellin   Ra zi e tmerr, verboi dhe diellin     Korbat e zi të shkau barbar  Krrokatin mbi Batajnicë mbi një varr      Gjiri në buzët e foshnjës ngrirë    Nëna më tutje pa kokë e shtrirë    Ku të kam Shqipja ime s’po mund të flas   Gjiri më derdhët, ah, zemra më plasë    Eh, pika gjaku porosi ju lë sot   Agimin ta varrosni pa vaje e pa lot      …