Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Edi Rama e tha atë që duhej thënë dhe jo më shumë

Në këtë hapësirë të madhe, së cilës  i thonë Kosovë, dikur, dera e madhe hapej e mbyllej nga Serbia dhe ish-Jugosllavia. Dikur…, por tanimë jo. Tani, Kosovën dhe interesat e saj vitale kanë të drejt dhe obligim t’i mbrojnë shqiptarët ku do që janë, pa dyshim edhe miqtë tanë ndërkombëtarë dhe kjo i bënë mirë popullit dhe shtetit tonë në ngritje e sipër.

Qëndrimi i Kryeministrit të Shqipërisë, z. Rama, nuk duhet të nënkuptohet më shumë se sjellje dhe obligim, para së gjithash njerëzore e kombëtare, për të mbrojtur dhe thënë troç një të vërtetë të madhe siç edhe e tha më së një herë, dhe atë mu në Beograd. Këtë e bëri me dinjitet jo më pak se Kryeministri i Shqipërisë z. Rama, pikërisht para Kryeministri të Serbisë në Beograd z. Vuçiq!

Ta zëmë: Po ta kishin thënë dhe mbrojtur në Beograd, këtë që e tha zoti Rama për Kosovën, si Kryeministri i Greqisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Sllovenisë, Turqisë, Rumanisë, Sllovakisë Spanjës etj. Çka do bëhej?, ne shqiptarët e Kosovës do i ngjitnim ata ne qiell! Do ngrinim dolli e do bënim koncerte në mes të Prishtinës për një javë rresht!, do i falënderonim ata për jetë të jetëve deri në përkulej. Por, kur këtë e thotë z. Rama- Kryeministër i Shqipërisë, ne bëjmë të kundërtën, shajmë z. Rama vetëm pse e mbrojti një çështje të drejt dhe shumë parimore për Kosovën! Në fakt, këtë sharje të çakorduar e bëjnë nga naiviteti dhe injoranca, asnjëherë nga shpirti ynë liridashës. Injoranca është çështje e madhe, është kafshatë që nuk kapërdihet or vëlla!

Ta zëmë:

Po sikur z. Rama të mos e mbante këtë qëndrim në Beograd para kreut më të lartë të shtetit Serb; të thoshte se çështja e Kosovë dhe pasurisë së saj, përfshi këtu edhe Trepçën e çështje tjera, janë ekskluzivisht çështje që duhet zgjidhur mes Serbisë dhe Kosovës, me këtë rast unë si Kryeministër i Shqipërisë nuk ndërhyj në këto çështje!… A thua çka do thoshim ne “Kosovarët” ( në fakt jo të gjithë?),  do shanim z. Rama mbarë e mbrapsht, dhe atë duke e akuzuar për tradhti kombëtare!Sa të çoroditur që janë disa  shajnë një burrështetas që mbron një çështje parimore të domosdoshme kombëtare, po në atë masë, sa shajmë edhe atë që nuk e mbron këtë çështje! … Hip se të vrava dhe zbrit se të mbyta- thotë urtia popullore.  Edi Rama vazhdon me qëndrimin e tij dinjitoz, ani pse qentë lehin!, dhe bënë mirë që vazhdon. Kryeministri, Rama e tha atë që duhej thënë.

19.10.2016, Wisendangen

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …