Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Rikthimi i shërbimeve serbe, një rrezik i ri për shqiptarët

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përgatitjet që po bëhen në Serbi për rivendosjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm.
z. Kamberi ka theksuar se kjo iniciativë ka ngjallur frikë dhe pasiguri tek shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore, për shkak të përvojave të hidhura historike me këtë shërbim gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.
Kjo nismë ngjallë shqetësim te shqiptarët në Luginë të Preshevës për shkak të përvojave të dhimbshme historike. Kujtesa kolektive e shqiptarëve është akoma e rëndë për ato pasoja tragjike”, ka thënë Kamberi, duke kujtuar këtu mbi 100 djem shqiptar të vrarë mizorisht gjatë shërbimit ushtarak të tyre në ish armatën jugosllave APJ, krime këto për të cilat nuk u përgjigj askush deri me sot!

 *Këtu janë të publikuar emrat e 109 ushtarëve shqiptarë të vrarë e masakruar nëpër Kazermat ushtarake Serbo-jugosllave si dëshmia më makabre e asaj kohe, këta djem të rinj janë:

  1. Naser (Shaqir) Gashi, Kopiliq- Skenderaj.
  2. Asllan (Ukë) Gashi, Suharekë.
  3. Agron (Haxhi) Ferizi.
  4. Abedin (Sahit) Krasniqi, Fushë Kosovës.
  5. Agim Salihu, Gllarevë.
  6. Besim (Xhemë) Bajraktari, Junik.
  7. Fadil (Selim) Berdynaj, Radavc Pejës.
  8. Jetullah (Haxhi) Desku, Siçevë Klinë.
  9. Nazmi (Abdullah) Muja, Gradicë.
  10. Raif (Adem) Isufi, Kotorr Skenderaj.
  11. Shaban Sadiku, Prush Gjakovë.
  12. Osman (Hajdar) Ismajli, Gërbavc Medvegjë.
  13. Sefer (Mustafë) Ramadani, Osek Hilë Gjakovë.
  14. Yzeir (Rrustem) Sadiku, Rahovicë e Preshevës.
  15. Haki (Rexhep) Shatri, Tomoc Burim.
  16. Hamit (Jahë) Haxhiu, Batushë e Gjakovës.
  17. Ejup (Fejzë) Sahiti, Papaz Ferizaj.
  18. Rasim (Ramadan) Zeka, Metërgofc Podujevë.
  19. Xhavit (Alush) Berisha, Prugovc Prishtinë.
  20. Sami (Daut) Shabani, Zaskok Ferizaj.
  21. Ismet (Muharrem) Bojku, Gjakovë.
  22. Sami (Ali) Gashi, Prishtinë.
  23. Ali (Nazif Sahiti), Komogllavë Ferizaj.
  24. Sefer (Bislim) Çukoci, Ferizaj.
  25. Fahrush (Emrush) Emini, Zhiti-Viti.
  26. Bedri (Nimon) Bajgora, Vushtrri.
  27. Halil (Halim) Binaku, Gllobar Gllogovc.
  28. Tahir (Azem) Gashi, Vërbovc Drenas.
  29. Tafil (Zahir) Hyseni, Lumbardhë Podujevë.
  30. Afrim (Bahtir) Hyseni, Lumbardhë Podujevë.
  31. Shefqet (Avdyl) Prekazi, Prekaz.
  32. Ibrahim (Isuf) Kastrati, Turjakë Rahovec.
  33. Miftar (Sylë) Tali, Babaj i Bokës.
  34. Adem (Binak) Osmanaj, Turbuhovc Burim.
  35. Afrim Muhameti.
  36. Ali (Sinan) Rrustemi, Reznik Vushtrri.
  37. Besim (Hashim) Fazliu, Prishtinë.
  38. Enver (Salih) Maksutaj, Orrobërd Burim.
  39. Fadil (Xhafer) Gashi, Dobërdol Podujevë.
  40. Florim (Adem) Kasumi, Tuxhec Kamenicë.
  41. Gëzim (Sefer) Hasani, Strofc Vushtrri.
  42. Haki (Dinë) Morina, Gllarevë Klinë.
  43. Inajet (Fuad) Istrefi, Veleshtë Strugë.
  44. Izet (Sadri) Bushi, Pustenik Kaçanik.
  45. Lulzim (Faik) Rexhepi, Zabel i Epërm, Drenas.
  46. Mustafë (Arif) Pantina, Gllarevë Klinë.
  47. Muhamet (Raif) Biçkaj, Kamenicë.
  48. Muharrem (Mehmet) Rrobeli, Kamenicë.
  49. Mumin (Hafiz) Shkodra, Sadovinë e Çerkezve Viti.
  50. Neshat (Xhafer) Gashi, Orrobërd Burim.
  51. Xhevdet (Hajredin) Aruçi, Rrezallë Skenderaj.
  52. Qerim (Abdurrahman) Aliu, Kumanovë.
  53. Qamil (Ramadan) Thaçi, Demjan Has.
  54. Rexhep (Zijadin) Ahmeti, Dobratin Podujevë.
  55. Samedin (Fazli) Krasniqi, Terpezë Gllogovc.
  56. Selman (Shpend) Metaj, Shushicë Istog.
  57. Vahedin (Xhimshit) Hajrizi, Kuklibeg Dragash.
  58. Naim (Ramadan) Ajgeri, Prizren.
  59. Halil (Habib) Hajrullahu, Banullë Lipjan.
  60. Hasan (Telat) Sezairi, Gostivar.
  61. Latif (Mehmet) Zeqiraj, Istog – Burim.
  62. Sami (Shani) Krasniqi, Buqe Sharr.
  63. Mustafë (Ramadan) Hoxhaj, Bellanicë Suharekë.
  64. Enver (Selman) Elezi, Shkup.
  65. Murat (Muharrem) Isufi, Haraçinë Shkup.
  66. Agron (Haxhi) Ferizaj, Kodrali Deçan.
  67. Beqir (Sahiti), Stubëll Viti.
  68. Mujë (Rexhë) Muçaj.
  69. Rexhep (Shaban) Blakaj, Pejë.
  70. Enver (Hasi), Poroj Tetovë.
  71. Erdogan (Alajdin) Morina, Prizreni.
  72. Mustafë (Mumin) Ramadani, Bozofc Tetovë.

  73. Aziz (Sadik) Kelmendi, Karaçicë Lipjan, me banim ne Prizren (emri i Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e “Masakres se Praqinit”).
  74. Qani (Muharrem) Shabani, Rahovec.
  75. Ramush Shala, Rufc Lypjan.
  76. Abedin Buleshkaj, Istog.
  77. Afrim (Muhamet) Lushtaku, Prekaz.
  78. Isuf (Krasniqi), Gllobar Drenas.
  79. Halim (Shaqir) Litaj, Klinë.
  80. Fatmir (Adem) Tafaj, Grejkoc Suharekë.
  81. Nuhi (Tafaj), Grejkoc Suharekë.
  82. Zenun (Lushaj), Gjonaj Has Prizren.
  83. Raif (J) Miftari, Medvegjë.
  84. Fatmir (Nezir) Krasniqi, Prishtinë.
  85. Rexhep (Zijadin) Ahmeti, Tërpezë Gllogoc.
  86. Skënder (D) Kryeziu, Capar Prizren.
  87. Ejup (S) Bedrolli, Çallapek Lipjan.
  88. Burim (Sherif) Behrami, Mitrovicë.
  89. Ejup (E) Gashi, Bardhi i Madh, Fushë Kosovë.
  90. Vesel (D) Duraku, Demjan Gakovë.
  91. Rasim (R) Istrefi, Kovaçicë Mitrovicë.
  92. Xhevdet (Z) Musliukaj, Mitrovicë.
  93. Afrim Zylfiu, Kumanovë.
  94. Elez Halipi, Vrapçishtë Gostivar.
  95. Fadil Salihi, Livoç i Poshtëm Gjilan.
  96. Halim Gashi, Akllap Lypjan.
  97. Ilaz Fazliu, Polaticë e Tetovës.
  98. Ilmi Popaj, Bellacërkë Rahovec.
  99. Mirsad Cekiqi, Pejë.
  100. Muharrem Muharremi, Fshati i Vjetër Ferizajt.
  101.  Nexhmedin Osmani.
  102.  Numan Rexhepi, Tetovë.
  103.  Shaip Behrami, Pakashticë.
  104.  Sherif Kashtanjeva, Nerodime Ferizaj.
  105.  Shukri Kelani, Prishtinë.
  106.  Xhevdet Pomak, Brod i Sharrit.
  107. Xhiman Alia, Skrobishtë Prizren.
  108. Abedin (Sabit) Krasniqi, Bardh i Vogël Fushë Kosovë.
  109. Gëzim (Sefer) Hasani, Strofci Vushtrri.

Përgjatë gjithë këtyre viteve, as sot, për këto 109 jetë të të rinjve shqiptarë, që po bënin shërbimin ushtarak në Kazermat Ushtarake të ish Jugosllavisë, të cilët i mbytën dhe i masakruan aq barbarisht, nuk u mor në pyetje askush nga ish krerët e lartë të eprorëve të ish Ushtrisë Jugosllave e ashtuquajtura JNA?!

Janë 109 jetë të djemve shqiptarë të këputura dhunshëm në mes!

Janë 109 vrasje të rënda, të dhunshme, ndër më të rëndat që kanë ndodhur atë kohë!

Janë 109 krime publike kundër qytetarëve tanë- veshur me uniformë ushtarake!

Janë 109 të rinj ushtarë shqiptarë, që shtetit serbo- jugosllav i kishte vrarë hapur, në mënyrë të organizuar sistematike, me urdhra të Komandës Ushtarake dhe UDB-së së Serbisë!

Deri me sot, nuk kemi as edhe një denoncim kundër atij shërbimi, as në Gjykatën Ushtarake të Beogradit dhe ish Federatës Jugosllave, as në Gjykatat tona, as një kërkesë nga Institucionet tona si: nga Kuvendi i Kosovës, nga Gjykata e lartë, nga ajo Kushtetuese, nga Presidenca, nga Kryeministria, nga Ministria e Mbrojtjes apo nga Ministria e Punëve të Jashtme, madje as nga Avokati i Popullit, as nga KMDLNJ e kështu me radhë, si për habi, as deri me tani!?…

Për më keq, asnjë kërkesë drejtuar Bashkësisë Evropiane, Këshillit të Evropës apo Gjykatës së Strasburgut e kështu me radhë.

Kush më thotë; si shpjegohet kjo anemi kombëtare, 109 të rinj shqiptarë, vrarë e masakruar aq barbarisht në kazermat ushtarake të ish Jugosllavisë, dhe e gjithë kjo heshtje për kaq vite, sikur mos të kishte ndodhur asgjë!

 

* Sqarojmë së lista e djemve tanë të vrarë e masakruar në Kazermat Ushtarake të ish Jugosllavisë e Serbisë, mund të mos jetë e plotë. pra mund të mungojnë edhe emra të tjerë!… Unë kam mundur të siguroj vetëm këta emra (109), që i keni të publikuar në këtë libër, pres edhe të dhëna tjera për plotësimin e kësaj liste. Me shumë përkushtim- autori.

 

CH-20-09-2025

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …