Mehmet Musa: Në 71-vjetorin e lindjes së Jusuf Gërvallës
Dy shoke ideali te pa ndare,i ndau 17 janari Jusuf Gervalla e Isa Zymberaj si student ne vitet 1967.

Mehmet Musa: Në 71-vjetorin e lindjes së Jusuf Gërvallës

Sot, 71-je vit më parë në vitin 1945 në truallin e Bardhosh Dinës dhe nene Ajshes ne Dubovik te Deçanit lindi një djalë, në një vend te djegur e të pjekur sikur ishte Shqipëria natyrale, nën tanke e zinxhirë te ushtrive fashiste e naziste te Adolf Hitlerit e Musolinit, por edhe te brigadave çetnike serbo- malazezo-maqedone qe ishin vërsulur nga të katër anët, për të prerë, vrare çdo gjë qe është shqiptare!

Lindi një shqiptar, i cili  per pak vite te jetes se tij do te behej udherrefyes drejt shtigjeve te lirise e mijera dhe mijera djemve  e vashave te cilet synonim kishin te vetmin qellim, çlirimin e vendit dhe korigjimin e gabimeve te konferencave te ndryshme te Evropes plake si te Versajes, Berlinit e Stambollit e tjera, te cilat konferenca gjithmonë sakatuan pa meshire trupin e Shqiperise natyrale, duke i permbushe orekset e shovenisteve fqinje serbo-malazezo- maqedon,duke ju dhuruar dhurate me shum se gjysmen e Shqiperise.

Lindi, Jusuf Gervalla burre i cili per 36 vite te jetes se tij u be i njohur per 6 milion shqiptar ne ter rruzullin toksor. Ate vit kur lindi Jusufi ne viset shqiptare: Kosove, Presheve,Tetove Gostivar, Medvegje, Plave e Guci, e vise tjera te sh Shqiperise natyrale ,ende pa u sheruar plaget e luftes se dyte botrore filloj nje kasaphane e re tani e nje rezhimi te maskuar me petkun e komunizmit e Tito-Kardel Raknoviq Gligorov-Milan Gjuriq etj por mjerisht te ndihmuar edhe nga nje pjese e pjelles bastarde te popullit tone,Vrasje , burgosje, shperngulje masive nga trojet tona internime vuajtje keto qe kan ngjare vetem ne kohen e inkuizicionit. Ne kete tym,vaje lot e qendrese kaloj femijerija e Jusuf Gervalles,ku per familjen e Brdhosh Dines le qe ishte e okupuar si i ter atdheu por regjimi kriminel i kishte marre edhe token e tij dhe dhene dhurate nje cerrnagori,  Dushan Shaliqi si shenje hakmarrje te ketij gjaku dhe oxhaku qe gjate ter historise mashkujt e keti trolli kishin qendruar kaçak ne te gjitha perandorite.

Vitet kalojne njera pas tjetres,dhe djali i Dukagjinit rritet, me moshen i rritet dhe shtati, dhe zoti u kishte dhene te bijve te Bardhosh Dines dhe nenes Ajshe si peshqesh nje zhvillim te trurit ne krahasim me rrethin dukshem me te larte,U poet, kompozitor, prozator shkrimtar kengetar e ftyre poliedrike qe me ne fund te gjitha keto i mbuloj me emerin ushtar i popullit te roberuar deri ne vetflijim. Pa u hamendur u be krah i forte i te vellait Hysenit,dhe filluan te mbaren per te miren e atdheut formuan Levizjen Nacional Clirimtare te Kosoves dhe Viseve Shqiptare ne Jugosllavi.ku kjo organizate gjeti strehe edhe ne Gllogjanin legjendar te biri i Xhemail Dines,  Ismail Haradinaj, ku per nje kohe shum te shkurt arriten t’i rekrutojne pas vehtes pjesen me vitale e te shendosh atdhetarisht, pjese e cila nuk ishte infektuar nga sindromi i `bratsvo-jedintsfos` Kete krijese te arte atdhetare e ndihmoj shum edhe 10 qershori i vitit 1978 ku ne Prizren kremtohet 100 vjetori i lidhjes shqiptare te Prizrenit.

Aktiviteti i pa lodhshem dite e nate bije ne sy te sahanlpiresave te bratsfojedinsfos dhe Jusuf Gervalla detyrohet ta braktise atdheun per tu strehuar te vellai i tij Bardhoshi ne Gjermani.ku per nje kohe te shkurter arrite ti vetedisoj nje pjese te mergimtareve te cilet nuk ishin te influencuar nga konsullati serb dhe konsulli serb Bashkim Hisari ne Stutgard  Ra ne kontakt me birin e Karadakut te Gjilanit Kadri Zeken,bashkuan mendjen dhe forcen me ata te cilet donin te bashkohen,nxjerrnin Gazeten Laimtari i Lirise,Lirine,Zerin e Kosoves akte keto qe kryekriminelin serb Nikolla Libiqiqin dhe aleatin Stane Dollanc e detyruan qe te vepronin.Para,propagande,nga te gjitha format nder me te ndryshmet,qe keta armiq te Jugosllavseduhet qe ti asgjesojme U vuan ne veprim sherbetore dhe sherbime te ndryshme dhe arriten qe me 17 janar 1982 te na i vrasin ne pusi ashtu siq e kan zakon armiqt e kombit tone naten vone,Jusuf Gervallen Kadri Zeken e Bardhosh Gervallen.Duke menduar se me kete vrasje ata munde ta vrasin edhe idealin e tyre qe tani kishte arrite dhe ngulite ne mendje e zemer ne ter rinine revolucionare te atdheut te roberuar.Si e perjetoj Kosova Presheva,Ulqini,Gostivari e Shkupi kete nate?E Hysen Gervalla ,Ismail Haradini e kolona pas tij qe ishin pas grilave?Humbje e madhe per kete pjese se Shqiperise se roberuar por amanetin e tyre duhet quar ne vend,dhe keshtu ndodhi,Rinija studentore e Kosoves pikerisht 4 jave pas vrasjes te dielen me 14 shkurt 1982 te prire nga zeri i Zeles se malit shpallen hero te kombit Jusuf Gervallen Kadri Zeken dhe Bardhosh Gervallen,dhe ne cdo demonstrate qofte ne atdhe qofte ne mergim degjohe refreni JUSUF-KADRI- BARDHOSH.

Dhe ne kullen e Selman Syles ne Isniq ne maj te vitit 1982 shkruhej kjo poezi.

Te bijte e tu Kosove ende jan gjalle

Jemi me te forte se kurre

Udben titiste ta carmatosim

Sa do qe ajo te eshte e forte

Urrejtja ndaj tyre eshte mbare ne bote

Fitorja lirija eshte e jona

Kosove kreshnike perballe cdo furtune

Ate bote dhe sot qendrove si shkamb

Derdhe gjak dhe ghe s`kurseve

Republike shqiptaret qe ta fitojne

I madh e i vogel besnik do qendrojme

Bijte e tu kur rane deshmore

At dite janari ne Gjermani

Rinija e Kosoves per ta kendoj

Dhe zeri i tyre ne qiell jehoj

O Jusuf Kadri e Bardhosh

Shqiptaret lidhen bese qe amanetin tuaj ne vend ta qoj.

Vendosmëria e atyre qe u betuan per ta que ne vend amanetin e tre pishtareve te lirise, erdhi deri te lindja dhe formimi i UCK-se Te lufta e armatosur dhe betejat e nje pas njishme ne Prekazin Legjendar e udhëhequr nga gjeneral,  Adem Jashari, dhe betejat tjera te zhvilluara ane e kende atdheut na bijte me besnik te keti populli. je pjese e mire e viseve shqiptare qe ishin edhe ne programin kombetar te Jusuf Gervalles, si Kosova Lindore, Tetova Kerçova Gostivari Plava e Gusia kanë ngele ne meshirene sterniperve te Gligorovit, Milanit e Sllobodanit dhe a prehen te qete ne varre deshmoret e heronjet e te gjitha koherave dri te lufta e fundit e U C K- e ne gjendjen e krijuar nga kjo oligarki qe qe dite e nate qafet e perqafet me shkije e shkina?

Gëzuar vëllezër, familje shoke,e fis e farefis i Jusuf Gervalles, 71 vjetorin e lindjes se ketij drangoi!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …