Meliza Haradinaj-Stublla: Kosova është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes së 4 shtatorit

Haradinaj-Stublla: Jemi të përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes së 4 shtatorit

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar të enjten një bisedë telefonike me koordinatorin kundër terrorizmit në Departamentin e Shtetit, Nathan Sales mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe marrëveshjen e Uashingtonit. Ajo me këtë rast ka informuar atë së Kosova është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes dhe se çmon përkushtimin e lartë të lidershipit amerikan për vënien në jetë të zotimeve të dhëna në këtë marrëveshje. Gjatë kësaj bisede është vlerësuar edhe kontributi që Kosova ka dhënë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Haradinaj-Stublla ka theksuar se Kosova është e rreshtuar përkrah aleatëve në krye me SHBA në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë për të gjithë popujt paqedashës.

Kontrolloni gjithashtu

Haga vendos për vazhdimin e paraburgimit të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata speciale në Hagë kanë vendosur, më 18 nëntor 2025, që të vazhdojnë masën e …