Memli Krasniqi: Koalicioni qeverisës respekton memorandumet për rritje të pagave gjatë fushatës parazgjedhore

Memli Krasniqi: Koalicioni qeverisës respekton memorandumet për rritje të pagave gjatë fushatës parazgjedhore

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se koalicioni qeverisës do të respektojë memorandumet për rritje të pagave, të nënshkruara gjatë fushatës parazgjedhore. Sindikatat edhe mund të kenë mbështetje politike, pasi sipas tij partitë opozitare kanë mbështetur haptazi grevat. “Të gjithë grevistët mund të kenë afinitet politik. A kanë mbështetje politike? Mund të interpretohet që kanë pasi që është partia politike Vetëvendosje që publikisht mbështet grevat. Ata janë një nga partitë më të mëdha në Kuvend dhe mund të interpretohet që normal greva paska mbështetje politike. E kemi edhe LDK-në e cila në asnjë mënyrë nuk është kundër grevave. Mund të thotë se nuk mbështet plotësisht grevat por thirret në memorandume”, tha nënkryetari i PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …