MENDIMI FEUDAL NE KOSOVË, MBRETI DHE UNMIK-u (Mekulipress)

 


Çfarë është pavarësia e opinionit publik në Kosovë sot?
Cilët janë ata persona dhe organizma që po e kontrollojnë mendimin, qëndrimin dhe fjalën e lirë?
Në analizën time të fundit mbi mediet në Kosovë, qartë e shkencërisht u vërtetua se shumica e medieve janë dorë e zgjatur e institucioneve qeveritare dhe partiake. U argumentua se shumica e medieve janë rob i burimeve të informacionit që vjen nga UNMIK-u dhe partitë politike. Bota dhe problemet e pazgjidhura politike të Kosovës nuk janë paraqitje e realitet që bëjnë këto media. Jo! Këto media nuk janë reflektuese të botes dhe realitetit të shqiptarëve të Kosovës; këto janë vetëm duke e paraqitur ”realitetin” ideologjik te UNMIK-ut dhe ”realitetin” e partiakëve shqiptarë në qeverinë e Kosovës.
Filozofi dhe sociologu më i madh i këtij shekulli. Habermas, thotë, se opinioni publik në kohën e feudalizmit ishte reprezentues. Pra opinioni publik, në këtë periudhë, përfaqësohej, paraqitej dhe konstruktohej nga dhe nëpërmes mbretërve dhe princërve të oborrit mbretëror. Ky lloj opinioni publik, kokë e këmbë, ka qenë i lidhur me oborrin mbretëror dhe ishte produkt i vet mbretit. Ishte mbreti, ai, që përfaqësonte dhe paraqiste popullin në opinionin publik. Ishte mbreti ai që i tregonte popullit se si duhet jetuar dhe menduar. Populli nuk kishte asnjë rol në vendimmarrjet dhe në përpunimin e opinionit publik: Populli ishte një vështrues pasiv i ngjarjeve politike e ekonomike. Feudalizmi ka paraqitur dhe ka reprezantuar pushtetin e vet te populli dhe jo para popullit.
Dobësimi i opinionit publik është pasojë, se kultura masive konsumuese bëri që ne të jem shndërruar nga një publik rezonues kulturor në atë konsumues të kulturës. Inteligjencia e shoqërisë, që kemi sot, është tërhequr prapa: Kjo inteligjencë, fillimisht, duke qenë aktive dhe udhëheqëse në debate dhe kritika publike, që në kohërat më të vështira e me te zeza, prej sundimit Rankoviqian, Titisit dhe Millosheviqjan; E tani, kjo, është detyruar dhe është censuaruar të qëndrojë në pozitën pasive e vështrues të ngjarjeve në opinionin publik shqiptar. Po thuajse çdo gjë që është duke u prodhuar nga shkencëtarët, letrarët, profesorët universitarë e doktorë shkencash te[ë mirëfilltë, mbeten në ”dhoma të mbyllura” dhe pak e rrallë herë fiton publicitetin e duhur në opinion. Dhe kjo, sipas filozofit Habermas, është një ndër arsyet qe opinioni publik ka humbur funksionin e tij kritik.
Partiaket dhe UNMIK-u janë duke e ushqyer dhe duke e zbatuar këtë opinion feudal imponues e reprezentues, sepse politikat mediatike feuadaliste kanë shndërruar sistemin politik të Kosovës në një ”Media – Show”. Opinioni shqiptar i Kosovës, për shkak të këtyre ndryshimeve, është shndërruar ne objekt tallës e vend për tregti dhe shitje. Opinioni publik shqiptar nuk ashtë me forum për një debat racional e kritik. Interesa te ndryshme grupore, te prira nga lakmia dhe kamja, po e shfrytëzojnë opinionin publik si një arenë për të ekspozuar dhe për të reklamuar pozitat e tyre dhe prestigjin e tyre, duke mos pasur në konsideratë interesat e përgjithshme. (Calhaun, faqe 34). Te gjithë këta faktorë kane si pasojë që opinioni ynë publik ka rrëshqitur ne drejtim te opinionit publik feudal e reprezentues.
Por, intelektualet duhet te gjejnë një forme për te depërtuar ne opinionin publik; opinion qe do te ishte edhe demokratike dhe do përmban elemente te një diskursi kritik. E zgjidhja për këtë do te ishte që bartësi i sistemit feudal UNMIK-u te mos përdorë propagandën dhe mjeshtrin e retorikes si instrument për dezinformim dhe mashtrim te opinionit publik. Partitë politike, organizata jo qeveritare e gjysme qeveritare dhe burokracia te lejojnë informacionin e lire dhe te pakontrolluar; Komisari I medieve në Kosovë Robert Gillette te mos censuroj televizionin tone publik RTK-ne. Këta duhet te demokratizohen, ne atë mënyrë që mediet te jene te kapshme dhe ne dispozicion për qytetarin/popullin e jo vetëm për ”elitën” partiake dhe përfaqësuesit materialist te UNMIK-ut.
Dhe këtë rol te madh e ka media e pavarur; Media qe nuk janë ”nen sqetull” te partiakeve dhe ”donatoreve filantrop”. Këto media ta pavarura nga financat e huaja dhe nga partitë, duhet dhe kane obligim te mundësojnë dhe te prodhojnë ambient për komunikim racional . Njëkohësisht mediet janë te lidhura me partitë politike, UNMIK-un dhe interesat kapitale dhe ne këtë mënyrë shume media janë te ”urrejtuara” nga opinioni publik, sepse qëllimi i tyre ne rend te pare është parafinuese, para kulturës dhe interesave te përgjithshme (Calhaun 1992)
Opinioni shqiptar i ri duhet te bazohet ne një fundament racional e kritik. Pra me fjale te tjera një integrim social qe është i bazuar ne komunikim, para fuqisë dhe dominimit te grupeve e partive te caktuara. Një forme te komunikimit qe nuk përmban vetëm këmbime idesh, por qe përmban një potencial për ndryshime.
Padyshim, ai opinion publik paramodern, jo demokratik dhe diktatorial është rikthyer përsëri ne Kosove, por tani me ”rrobe te reja”, dhe me maske te re. Maske qe njihet me emrin ”a la UNMIK”. Me te privilegjuarit e UNMIK-ut, dhe personat e pasur privat dhe partiaket kane mundësi te shfaqin interesat e tyre personale ne opinionin publik. Ne vend se mediet te jene ”dyer te hapura” për te gjithë, ku secili do te mund te diskutonte politiken lire dhe pa frike, këto janë duke deformuar dhe ndikuar ne qëndrimet dhe mendimet e popullit. Vetëm ata qe kanë resurse te mëdha kane mundësi qe te artikulojnë qëndrimet e tyre ne opinionin tone publik, dhe ne këtë mënyrë te drejtojnë dhe te dirigjojnë sjelljet e popullit aty ku këta dëshirojnë.
Pra UNMIK-u dhe partiaket mund te lansojnë porosite e tyre ne kohen dhe ne hapësirën me te përshtatshme, dhe kështu te jene aktore kryesor ne de formimin artificial te opinionit shqiptar.
A nuk kemi sot termin “Kosova multietnike?” Po Norvegjia pse nuk quhet multietnike me gjithë pakicat e saja qe i ka ne vend? Samet janë pakice me e madhe ne Norvegji, se serbet ne Kosove!
A nuk po imponohet sot opinionit ”populli Kosovar” ne vend te popullit shqiptar?
A nuk po rehabilitohet fashizmi e agresori serb si ”konflikt qytetar”? A nuk po vajtohet për punësimin e 5 % te serbeve, e duke ”harruar” bukën e 70% te shqiptareve te papunësuar?
A nuk na u vodh e drejta për referendum? Po fjala “Decentralizim”, si u poll kjo?
Pse ne kokat e shume shqiptareve te Kosovës Demaçi, Qosja, Stavileci e te tjerë politikanë realist konsiderohen e pasqyrohen si ”ekstremiste”? Pse censurohen mendimet dhe pse izolohet përfaqësimi i tyre ne institucionet vendimmarrëse? Ne ç’mënyrë përdoret retorika dhe lufta speciale mediale kundër këtyre? Këto janë pyetje qe duan përgjigje nga shkencëtarët dhe të specializuarit ne shkencat e medieve dhe të komunikimit e jo nga partiakët gjysmë analfabetë.
Gëzim Mekuli

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …