Fillimi / Institucionet / Mërgimtari nga Skenderaj dhuron 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

Mërgimtari nga Skenderaj dhuron 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna e Skenderajt ka pranuar 100 pako ushqimore për familjet në nevojë nga mërgimtari Ilir Hajzer Seferi, i cili punon dhe vepron në Gjermani. Pakot e dhuruara nga Hajzer Seferi, do të shpërndahen përmes Qendrës për Punë Sociale, fillimisht për familjet që janë nën asistencë sociale, me ç’rast do të dërgohen në çdo shtëpi më anë të transportit të organizuar nga vetë komuna. Qendra për Punë Sociale, gjatë ditës së djeshme po ashtu ka shpërndarë pako ushqimore nga buxheti i komunës edhe për 87 familje të veteranëve dhe 30 thasë miell i ka dorëzuar në shoqatën HANDIKOS. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, apelon familjet në nevojë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të presin deri sa t’iu vije radha për t’u pajisur me ndihma nga ana e komunës apo nga donatorët. Pasi të përfshihen me pako ushqimore të gjitha familjet me asistencë sociale komuna ka angazhuar administratorët e fshatrave që të benë identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë dhe komuna sigurisht do tu dal në ndihmë. Kryetari Jashari bënë thirrje për të gjithë donatorët që dëshirojnë t’u dalin në ndihmë qytetarëve të komunës tonë, këtë ta bëjnë përmes Komunës së Skenderajt dhe Qendrës për Punës Sociale, në mënyrë që ndihmat të dhurohen në bazë të listave të familjeve në nevojë që QPS dhe komuna i posedon.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi uron qytetarët me rastin e Festës së Fiter Bajramit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smal Latifi, me rastin e Festës së Fiter Bajramit uron ...