leoni

Stipe Mesic

Mesiq: Sulmi në fshatin Banjskë të Kosovës ishte i përgatitur nga disa institucione të Serbisë

Ish presidenti I Kroacisë, Stipe Mesiq ka vlerësuar se sulmi në fshatin Banjskë të Kosovës ishte i përgatitur nga disa institucione të Serbisë. Ai ka shtuar më tutje se reagime i Policisë së Kosovës ishte i matur, profesional dhe parandalues dhe për këtë, duhet përgëzuar. “Pra, kur një ditë të analizohet, dhe ka arsye për të folur për të, nuk ishte ekses, kjo ishte përgatitur dhe në këtë kanë marrë pjesë disa institucione, të cilat mund të sjellin njerëz të armatosur me pajisje, domethënë pajisje për luftë, bomba, me mitraloza të rëndë, automjete të blinduara, kështu që gjithçka ishte përgatitur për një provokim të madh për të ngritur njerëzit nga rrethina, që ata të reagojnë dhe pastaj Serbia të shfaqet si ajo që do të zgjidhë gjërat, dhe në fakt është politika serbe e cila dëshiron të integrojë një pjesë të Kosovës në territorin e saj. Në veprimet e tyre, institucionet e Kosovës vepruan sipas standardeve evropiane dhe i përgëzoj që nuk lejuan që kjo sfidë të shkaktojë viktima më të mëdha… Serbia ka marrë shumë masa që bota mund t’i kritikojë, përkatësisht në Serbi nderohen ata terroristë që sulmuan institucionet e Kosovës” ka deklaruar mes tjerash për agjencinë e lajmeve Kosovapres, ish presidenti I Kroacisë, Stipe Mesiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …