Mexhid YVEJSI: KOSOVA PAS ZGJEDHJEVE

 


(Politikanët as nuk dashurojnë, as nuk urrejnë, i mbizotëron interesi, jo ndjenja, F.S. Çesteroni)

Zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 përfunduan, por numërimi i votave nuk ka përfunduar, sepse ende nuk ju ka dalë llogaria, qysh e kanë parashikuar, ata që i kanë organizuar?
I kanë organizuar ata që i kishin organizuar edhe katër herë më parë, për kosovarë, si eksperiment ndërkombëtarë
Në eksperimentin e parë ndërkombëtar votuan 79% e qytetarëve “kosovarë”.
Në eksperimentin e dytë ndërkombëtarë votuan 64% e qytetarëve “kosovarë”.
Në eksperimentin e tretë ndërkombëtarë votuan 53.86% e qytetarëve “kosovarë”.
Në eksperimentin e katërt ndërkombëtarë votuan 49.52% e qytetarëve “kosovarë”.
Në ekperimentin e pestë ndërkombëtarë, në Kosovë, me 17 nëntor 2007, u mbajtën tri palë zgjedhje, rast i veçantë në botë, për ta bërë eksperimentin sa më të plotë?
Ky eksperiment si përfundoi? Mercenarët nuk guxuan të thonë: dështoi, por, thanë: bora pengoi?!
Po, është e vërtetë se në Kosovë ra borë, ra borë sa për t’i bërë mercenarët horë, për të treguar se s’kanë gjë në dorë?!

Euro-parlamentarja, Doris Pack, tha shumë

Shefi i OSBE-së, Tim Guldimann, me 17 nëntor 2007, ditën e zgjedhjeve, në orën 16.00, përmes konferencës për media e tha publikisht se deri në këtë orë në zgjedhje kanë dalë prej 0.8% deri në 24 % të 1.500.000 votuesve të mundshëm.
Ndërsa, në konferencën e orës 19.00, ora kur u mbyllën kutitë e votimit, ai tha se pjesëmarrja është arritur në 40-45%.
Pra, në tri orët e fundit, kur bora ishte duke u rritur edhe përqindja qenka ngritur dhe në 40-45% paska arritur?!
Ky është një akrobacion, i Shefit gjerman, të cilin nuk e beson asnjë hajvan, e lëre më njeri-insan?

Fridrih Rykerti, në këtë rast, do të thoshte:
“Në të vërtetën besojmë nëse e thotë i varfëri, por do të besojmë edhe në rrenën nëse e thotë i pasuri”.
As “fituesit” as “humbësit” nuk u brengosen aspak për mosdaljen e shumicës në zgjedhje.
Pse?
Sepse, siç thoshte, Çesteroni, politikanët as nuk dashurojnë, as nuk urrejnë, i mbizotëron vetëm interesi, jo ndjenja.
Euro-parlamentarja, Doris Pak, foli pak, por tha shumë: Shfaqi shqetësim dhe brengosje për pjesëmarrjen kaq të vogël në zgjedhje.
Zgjedhjet edhe pse u cilësuan si historike, demokratike, të lira, shumë të mira, mandje u cilësuan si referendum, për t’na vnue në gjumë, s’bënë punë, sepse dështuen?
Dështuan edhe shumica e partive, që fitoren e vet e parashikuan?

Parashikime dhe zhgënjime

Më së shumti kishin parashikuar ata që zgjedhjet gjithnji i kishin fituar. I kishin fituar para luftës, i kishin fituar gjatë luftës, i kishin fituar edhe pas luftës. Por, qe, ata që më së së shumti parashikuan, ishin të sigurtë, se do të jenë fitues, dolën humbës, dështues.
Pra, të gjitha ato parashikime ju sollën zhgënjime.
Zhgënjime do të korrin gjithnjë ata që iluzione mbjellin?Vërtetë, ata nuk mbjellën, por vjedhjen.
Vjedhën dëshirat e popullin, që kur nuk i realizuan, por gjithnjë me ato dëshira manipuluan.
Manipuluan dhe u pasuruan, popullin e shkretë e varfëruan.
Shumica e popullsisë ka varfëri jetësore, por struktura politike e Kosovës ka varfëri mendore, ka varfëri shpirtërore.
Varfëria mendore, varfëria shpirtërore, kurrë nuk sjellë fitore.
Fitorja e atyre që fituan është fitore e merituar, por kjo ishte fitore e paralajmëruar.
Fitorja e paralajmëruar nuk të lejon fort për t’u gëzuar. Pse, siç dihet, edhe gëzimi i tepruar ka zarar, se nesër me Kosovën të detyrojnë të bësh Pazar.

Dy ditë para zgjedhjeve, më 15 nëntor 2007, kryesuesi i Treshes, përfaqësuesi i BE-ë, Wolfgang Ishinger, deklaroi se pas kësaj faze do të pasojë ajo e ofensivës së propozimeve ndërkombëtare për marrëveshje ndërmjet palëve.
Mjafton vetëm kjo deklaratë e përfaqësuesit të BE-së, W. Ischinger, për të kuptuar se e kanë me sherr.
Kjo deklaratë për?fituesit?, për Kosovën, nuk është deklaratë e thatë, por sa për fillim është vetëm një shuplakë.
Më vonë, me bisedime, pa bisedime, shtesë, pritni grushtat kresë.

Fituesit mund të jenë humbësit

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare, edhe pse janë hajgare, se në zgjedhje kanë dalë rreth 40-45 %, na rezulton se shumica nuk ka dalë në zgjedhje.
Në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007, në Kosovë, pra, ka fituar shumica që ka bojkotuar, e jo shumica e pakicës që ka votuar.
A ka të drejtë kjo pakicë, që përfaqëson as 20% të qytetarëve, të qeverisë?
Të drejtën morale, që me Kosovën të qeverisë, nuk e kanë as të gjitha partitë së bashku, që ndërvete janë e nuk janë begenisë.
Për UNMIK-un, për OSBE-n, për bashkësinë ndërkombëtare këto zgjedhje, edhe pse janë hajgare, për ta janë legjitime, duke menduar se, pa partitë, Kosova është jetime.
Kështu, ata, e kanë bërë llogarinë, por pa e pyetur hanxhin?.!
Ndërkaq, për N. Makiavelin (1469-1527) pushteti është gjëja më dominuese e politikës.
Ky popull ka nevojë jo për pushtet, se atë, lum miku, e ka UNMIK-u, por ka nevojë për politikanë që nuk janë zhveshur nga idealet për ta bërë shtetin në shërbim të shtetasëve.
Tri ideale, thoshte A.Ajnshtajni (1879-1955), më kanë ndriçuar rrugën dhe më kanë dhënë kurajo që të përballoj jetën me optimizëm janë: mirësia, dëlirësia dhe e vërteta.
Më në fund, shumica e popullsisë së Kosovës e kuptojë “mirësinë”, “dëlirësinë” dhe të “vërtetën” e politikanëve tonë, të cilët, si ata që humbën, si ata që fituan, prej shumicës së popullit u dënuan.
Tani, bashkësia ndërkombëtare, e cila me shqiptarët po bën hajgare, e ka radhën të mendoj seriozisht, nëse e dëshirojnë paqën, duhet ta duan drejtësinë dhe jo të luajnë me pavarësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …