Nesër në Pejë do të mbahet një tubim gjithëpopullor në mbështetje të tërësisë territoriale të Kosovës

Mijëra qytetarë të Pejës kanë protestuar kundër versionit qeveritar të Demarkacionit me Malin e Zi

Shumë qytetarë të Pejës, Dukagjinit e më gjerë, sot në Sheshin e Qytetit në Pejë kanë protestuar kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Para të pranishmëve kanë folur kryetarët  fshatrave të asaj ane, ndërkohë që kanë paraqitur ankimet e tyre të drejta. Protesta gjithë popullore ka filluar në orën 12:00 dhe organizatorët kanë kritikuar Qeverinë si dhe Komisionin Shtetëror të Demarkacionit.  Qytetarët kanë bartur pankarta në duar duke kërkuar që Demarkacioni dhe marrëveshja e re me Malin e Zi për kufirin të mos miratohet më 1 shtator, në Kuvendin e Kosovës. Ata kanë kërkuar që sërish të fillojë procesi i Demarkacionit dhe të jetë  tërësisht transparent. Në Protestë kanë marrë pjesë edhe deputetë, ekspertë të demarkacionit  dhe intelektualë të njohur. Protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …