Ministrat aktualë të Vetëvendosjes në Qeverinë Kurti do të mbesin pa poste e jashtë Kuvendit, meqë nuk janë deputetë

Ministrat aktualë të Vetëvendosjes në Qeverinë Kurti do të mbesin pa poste e jashtë Kuvendit, meqë nuk janë deputetë

Pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, me rastin e formimit të Qeverisë së re nën udhëheqjen e LDK-së, ministrat aktualë të Vetëvendosjes do të mbesin pa poste por edhe jashtë Kuvendit, meqë nuk janë deputetë. Kjo ndodh  për faktin se ministrat  nuk kanë mundësi të rikthimit në pozitën e deputetit, pasi që Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar.  Pavarësisht se çfarë ndryshimesh mund të  ndodhin në përbërjen e qeverisë së koalicionit të ri, LDK-AAK, Nisma e të tjerë, ndryshimi i qeverisë dhe përbërjes së saj nuk reflektohet në ndryshimin e përbërjes së Kuvendit. Në një situatë të tillë nuk ekziston mundësia e rikthimit të Albin Kurtit, Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut dhe të tjerëve në postin e deputetit pasi ata nuk kanë asnjë mundësi të rikthimit në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin: Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit

James Rubin: “Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit”

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pranoi se në një intervistë në korrik të këtij …