leoni

Ministri Bardhi kërkoi nga autoritetet kroate të mos e ekstradojnë në Serbi shtetasin e Shqipërisë, Ismail Morina

Ministri Bardhi kërkoi nga autoritetet kroate të mos e ekstradojnë në Serbi shtetasin e Shqipërisë, Ismail Morina

Ministri Drejtësisë së Shqipërisë, Gazmend Bardhi ju ka kërkuar autoriteteve të Kroacisë që të mos e mos ekstradojnë në Serbi shtetasin e Shqipërisë, Ismail Morina, i cili u arrestua në Dubrovnik nga policia kroate në bazë të fletë arrestit të interpolit i lëshuar nga Serbia. Ministri, Gazmend Bardhi ka kontaktuar me autoritetet kompetente kroate, për të argumentuar nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, pamundësinë e ekstradimit të tij në Serbi. Ministri i Drejtësisë, në kërkesën drejtuar autoriteteve kroate, ka argumentuar se në rast ekstradimi në Serbi, shtetasi shqiptar Ismail Morina rrezikon t’i nënshtrohet përndjekjes, persekutimeve apo diskriminimeve të motivuara politikisht, për shkak të shtetësisë së tij dhe gjendjes personale apo shoqërore, çka përbën shkelje të një të drejte themelore të njeriut, që duhet të pengojë miratimin e kërkesës për ekstradim.

 

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …