leoni

MINISTRI BYTYQI MBËSHTET PROPOZIMIN E KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR ARSIM PËR ZËVENDËSIMIN E ORËVE TË HUMBURA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka përsëritur para Komisionit Parlamentar për Arsim qëndrimin e tij se, vendimi për orët e humbura gjatë grevës në arsim duhet të zbatohet i plotë, në mënyrë që të mos humbin nxënësit. Në mbledhjen, e cila është mbajtur me ftesë të Komisionit Parlamentar për Arsim, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e SBAShK-ut, pas diskutimeve të shumta, ministri Bytyqi është pajtuar me propozimin e Komisionit që edhe këtë të shtunë të mos ketë zëvendësim të orëve të humbura, por kjo të fillojë nga e shtuna e ardhshme. Për këtë, MAShT do t’i njoftojë edhe zyrtarisht Drejtoritë Komunale të Arsimit. Komisioni Parlamentar për Arsim e ka vlerësuar planin e Ministrisë për zëvendësimin e orëve të humbura, ndërsa ky propozim është bërë për t’i dhënë kohë Sindikatës që të reflektojë pozitivisht dhe mësimi të fillojë të zëvendësohet nga e shtuna e ardhshme. Megjithatë, në këtë mbledhje, ministri Bytyqi ka përmendur disponimin e Drejtorive Komunale të Arsimit që të fillojë zbatimi i vendimit për kompensimin e orëve të humbura, ndërsa ka paralajmëruar masa ligjore ndaj të gjithë individëve që do të përpiqen ta pengojnë zbatimin e vendimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …