Ministrja Hoxha takoi Njazi Thaçin

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçin, me të cilin diskutoi për projektet e BE-së që trajtojnë energjinë dhe mbrojtjen e ambientit. “Në kuadër të IPA 2018 dhe 2019, BE-ja është duke e mbështetur instalimin e filtrave në Kosova B, me vlerë rreth 78 milion euro”, potencoi Ministrja Hoxha, për të realizuar këtë projekt, po kërkohet nga BE-ja një plan i detajuar i aktiviteteve të paraparë nga KEK-u rreth punimeve në Kosova B që të mos këtë dyfishim të punës apo vonesa në implementim”, potencoi Ministrja Hoxha. Po ashtu, Ministrja Hoxha ka cekur se fondet për dekomisionimin e disa pjesëve të Kosova A, dhe ndërlidhja me projektin për deponinë e mbeturinave të rrezikshme, janë projekte kapitale me rëndësi të veçantë për Kosovën. Thaçi vlerësoi përkrahjen nga BE-ja dhe angazhimin e Ministres Hoxha rreth zbatimit të fondeve të IPA-s, duke e siguruar Ministren Hoxha se të gjitha obligimet e KEK-ut, në drejtim të përmbushjes së afateve të planifikuara do të realizohen, sipas planit.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …