MASHT ka marrë vendim që nesër ora e parë e mësimit t'i kushtohet Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Ministri Bytyqi merr vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBAShK-u. Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim:

5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019

5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019

5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …