leoni

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË MBLEDHJEN E KOMSIONIT PËR ARSIM KU U DISKUTUA PËR GJENDJEN AKTUALE NË ARSIM

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme me Komisionin Parlamentar për Arsim, ku kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit e SBAShK-ut, në të cilën është diskutuar për gjendjen në arsim pas fillimit të grevës në arsimin. Ministri Bytyqi fillimisht theksoi se nuk është pajtuar asnjëherë me propozimin për pagat e mësimdhënësve në Projektligjin për Pagat dhe se para se të finalizohet draftligji, është diskutuar në vazhdimësi me Ministrinë e Administratës Publike, të cilës i janë dërguar edhe komentet dhe propozime konkrete. Ndërsa, ai theksoi se e ka ngritur zërin edhe në mbledhjen e Qeverisë, ku nuk e ka votuar këtë Projektligj. Ministri përmendi kontaktet e vazhdueshme me SBAShK-un, me qëllim të harmonizimit të veprimeve, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më e mirë dhe e realizueshme për sistemin arsimor. Ministri Bytyqi theksoi se ka kërkuar nga SBAShK-u që të mos hyjnë në grevë dhe të mos dëmtohet sistemi arsimor, pasi që theksoi se në këtë situatë më së shumti dëmtohen nxënësit, pasi që orët e zëvendësuara nuk e kanë efektin e mësimit të rregullt. Ministri, po ashtu, përmendi takimet që janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme dhe theksoi se Qeveria e ka vullnetit për të gjetur një zgjidhje që të dilet nga situata e krijuar. Për këtë, ai tha se, i është propozuar Sindikatës që të ketë një ngritje të koeficientit të përballueshme për Buxhetin e Kosovës, por jo ajo që është kërkuar prej 30 përqind. Si mundësi të dytë, për të cilët është biseduar me SBAShK-un, Ministri theksoi propozimin që të nënshkruhet një marrëveshje, ku Qeveria dhe pjesa e sistemit arsimor të marrin obligime dhe përgjegjësi. Pas këtyre propozimeve, ministri Bytyqi, tha se po presim që SBAShK-u të reflektojë dhe të dilet nga situata e krijuar.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …