MINISTRI BYTYQI PRITI DREJTORESHËN RAJONALE TË UNICEF-IT PËR EVROPË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi priti në takim Afshan Khan, drejtore rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe përfaqësues tjerë në Kosovë, me të cilët bisedoi për mundësitë e përforcimit të partneritetit ekzistues ndërmjet MAShT-it, UNICEF dhe institucioneve tjera të vendit për edukimin në fëmijëri të hershme, përmirësimin e cilësisë në arsim dhe çështje tjera me interes. Me këtë rast ministri Bytyqi ka falënderuar  përfaqësuesit e UNICEF për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme në edukimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, njëherësh theksoi nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Ministri Bytyci theksoi se është shumë me rëndësi që programet dhe synimet tona  si institucion janë në përputhje  edhe me programet e UNICEF, prandaj edhe bashkëpunimi  është më i lehtë dhe më i suksesshëm. Duke e ditur rëndësinë  e edukimit  në fëmijëri të hershme , ne jemi të angazhuar  që të rrisim numrin e përfshirjes së fëmijëve  nga mosha 3-5 vjeçare, porse aktualisht nuk kemi kapacitetet të mjaftueshme që të arrijmë standardet evropiane në këtë drejtim. Sa i përket përmirësimit të cilësisë në arsim , ministri Bytyqi tha se tashmë ka filluar të implementohet Kurrikula e re porse ende kemi nevojë për  trajnimin e mësimdhënësve, në  aspektin e të kuptuarit thelbësorë të përmbajtjes kurrikulare  dhe aplikimit të metodologjive bashkëkohore  në mësimdhënie. Ndërsa, sa i përket gjithëpërfshirës në arsim, ministri Bytyqi theksoi se gjithëpërfshirja është evidente në të gjitha dokumentet strategjike të zhvillimit të arsimit në Kosovë  dhe se  janë bërë hapa të mirë në këtë drejtim, por natyrisht ka ende punë për tu bërë  sidomos  në vetëdijesimin e nxënësve dhe prindërve të komunitetit RAE  për rëndësinë e shkollimit të  fëmijëve. Sa i përket përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në klasat e integruara , ministri Bytyqi tha se është lajm i mirë që do të kemi kod të ri buxhetor që lehtëson punën e asistenteve  që do të përkujdesen për edukimin e këtyre nxënësve në shkolla.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …