MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM UDHËHEQËSIN E ZYRËS SË AGJENCISË AUSTRIAKE PËR ZHVILLIM

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim Gunther Zimmer, udhëheqës i Zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), me të cilin bisedoi rreth përgatitjeve për implementim të Projektit ALLED II, mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të Programit IPA në të ardhmen, si dhe thellimin e bashkëpunimit në përgjithësi, me qëllim të zhvillimit të arsimit në Kosovë. Ministri Bytyqi ka falënderuar Zimmer për kontributin e Agjencisë Austriake për Zhvillim, si dhe për interesimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Austrisë në sektorin e arsimit. “Jemi shumë mirënjohës për të gjitha të arriturat që janë bërë në kuadër të zhvillimit të Projektit ALLED I, me të gjitha komponentët që ka dhe njëkohësisht shprehim gatishmërinë që të bashkëpunojmë edhe në realizmin e Projektit ALLED II në të ardhmen”, theksoi ministri Bytyqi. Ministri Bytyqi, gjithashtu tha se, MAShT do të vazhdojë me përgatitjen e disa institucioneve të arsimit profesional për akreditim, në mënyrë që të rinjtë tanë të përfitojnë më shumë në zhvillimin dhe aftësimin e tyre profesional, si dhe hapjen e perspektivës për punësim. Në këtë takim, gjithashtu u fol edhe për nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë, si dhe angazhimin për shfrytëzim sa më racional të Projektit IPA 2017 në ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …