Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë një lajm të mirë për përfituesit e asistencës sociale. Ministri Skender Reçica me anë të një postimi në Facebook ka thënë se me vendimin e sotëm janë dyfishuar asistencat sociale për muajt janar, shkurt dhe mars. “Gjithashtu për muajët janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro”, ka thënë Reçica.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
