21 vjet nga zhdukja e veprimtarit të mirënjohur të Lëvizjes Kombëtare, profesorit Ukshin Hoti

Ministri i Pacolli vendos që Ministrinë e Punëve të Jashtme ta emërtoj me emrin e veprimtarit të shquar Ukshin Hoti

Ministri i Ministrisë së Jashtme, Behxhet Pacolli ka vendosur që në nderim të figurës se veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti Ministrinë e Punëve të Jashtme ta emërtoj me emrin “Ukshin Hoti”. Ai ka thënë se ne sot e kujtojmë kontributin e tij ndaj kombit dhe në diplomaci. “Ndërtesa kryesore e Ministrisë së Jashtme, emërtohet me emrin Ukshin Hoti. Sot ne kujtojmë Ukshin Hotin i burgosur politik nga regjimi i Beogradit që na mungon dhe fati i tij nuk dihet ende.  Ai ishte një luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern. Ai ishte gjithashtu Sekretar Krahinor i Kosovës për Marrëdhëniet me Jashtë (ministër i jashtëm) dhe në sot kujtojmë kontributin e tij ndaj kombit dhe në diplomaci, dhe për ketë unë kam vendosur të emërtoj ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të tij.  Në të njëjtën kohë Ministria do të ndaj çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci. Ne do të luftojmë për përgjigje se çka ka ndodhur me Ukshin Hotin. Serbia nuk mund t’i ikë drejtësisë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …