Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur një delegacion të lartë të Hungarisë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur një delegacion të lartë të Hungarisë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur për bisedime një delegacion të  lartë të Hungarisë, i përbërë nga ekspertët: Bálint TOMBOR, dr. Ádám Syc, ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz dhe Gergely Tamásh. Me këtë rast Ministri Ferat Shala me bashkëbiseduesit foli për një varg çështjes të interesit të përbashkët, për bashkëpunimin konkret mes Qeveris së Kosovës dhe asaj të Hungarisë në funksion të formave dhe mundësive të bashkëpunimit në fushat e Ujërave. Konkretisht u bisedua për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza në Batllavë si dhe vet qytetin e Besianës. Rregullimin e shtretërve të lumenjve Drini i Bardhë, Sitnica dhe Morava e Binqës si dhe intervenimi në pendën e Përlepnicës. Ministri Shala, e falënderoi delegacionin Hungarez për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në projektet konkrete që mbulon Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe u shpreh se Hungaria është e interesuara që të bashkëpunojë ngushtë me Institucionet e Kosovës, dhe këtë bashkëpunim ta konkretizojë me nisma dhe projekte të interesit të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …