Ministri Mustafa: Bashkëpunimi rajonal dhe avancimi i reformave në bujqësi, prioritet për MBPZhR-në

Bashkëpunimi rajonal dhe reformat në fushën e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, do të jenë prioritete të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural gjatë këtij viti. Kështu është shprehur ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa në takimin që e zhvilloi sot me Sekretarin  e Grupit Punues Drejtues për Zhvillim Rural Rajonal, Boban Ilic. Me këtë rast, ai ka theksuar se këto prioritete në mandatin e tij do të kontribuojnë në procesin e afrimit të rajonit të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian. Ministri Mustafa e ka njoftuar Sekretarin Ilic me programet zhvillimore të kësaj ministrie për vitin 2020 dhe në të njëjtën kohë shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojë me këtë grup punues me qëllim të avancimit të reformave në bujqësi. Në anën tjetër, Sekretari Ilic, ka theksuar se bashkëpunimi rajonal është tejet i rëndësishëm për të avancuar politikat dhe reformat në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. SWG është një organizatë ndërkombëtare ndërqeveritare, e cila përbëhet nga institucionet qeveritare, përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vendet e Evropës Juglindore.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …