Ministri Shala dhe kryetari i Ulqinit dakordohen për rritje të bashkëpunimit në fushën e turizmit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ministri Shala theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar që turizmin ta zhvillojmë edhe më shumë, që edhe qytetarët e rajonit të vijnë dhe ta vizitojnë Kosovën. “Me krijimin e Departamentit të Turizmit ne po krijojmë politika të reja të zhvillimit të turizmit në Kosovë, kryesisht në vendet që janë të njohura. Po inkurajojmë zhvillimin e infrastrukturës që t’iu krijojmë kushte sa më të mira turistëve që vijnë nga vendet e rajonit për të parë bukuritë e vendit tonë. Besoj dhe shpresoj se bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Ulqinit nuk do të jetë më vetëm në një rrugë një kaheshe, por të bëhet një bashkëpunim reciprok dhe ta krijojmë një turizëm të kombinuar”, tha ministri Shala. Ministri tha se gjatë verës shqiptarët ta vizitojnë bregdetin e Ulqinit, por gjithashtu edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit, si: Rugova, Brezovica dhe Prevalla të vizitohen nga qytetarët e Ulqinit në mënyrë që turizmi të ketë një rritje graduale. Po ashtu ministri i MTI-së me kryetarin e Ulqinit u dakorduan për eliminimin e ngarkesave në mes të dyjave vendeve për të rritur potencialin turistik Kosovë-Mali i Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …