Ministri, Shyqiri Bytyqi: Ne kemi nevojë për një standard shumë më të lartë, sidomos në arsimin e lartë

Ministri, Shyqiri Bytyqi: Ne kemi nevojë për një standard shumë më të lartë, sidomos në arsimin e lartë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, priti sot zëvendëspresidentin e James Madison University të Virgjinias, Nick Langridge dhe John Rothenberger, anëtar i Bordit dhe udhëheqës i Qendrës për Ndërmarrësi në këtë universitet, me të cilët bisedoi rreth aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Ministri Bytyqi falënderoi Universitetin për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë, por edhe me universitetet tona publike, ndërsa theksoi gatishmërinë dhe nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm me James Madison University, por edhe me universitete tjera amerikane. Ai foli edhe për përkrahjen që ka marrë nga institucionet amerikane gjatë vizitës zyrtare në Amerikë për të zhvilluar reforma që do të rrisin  cilësinë në arsim. “Ne kemi nevojë për një standard shumë më të lartë, sidomos në arsimin e lartë dhe jemi të vetëdijshëm se këtë nuk mund ta bëjmë vet”, tha ministri Bytyqi dhe theksoi se ndihma e institucioneve dhe universiteteve amerikane është tepër e rëndësishme për Kosovën në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …