Skender Hyseni

Ministri, Skënder Hyseni dhe komandanti i Policisë,Shpend Maxhuni nuk përgjigjen në akuzat e Nehat Mustafës

Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni dhe Komandanti i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni nuk janë deklaruar publikisht lidhur me disa  akuza të zëvendës-ministrit të MPB-së, Nehat Mustafa,  i cili ka shkruar se në Policinë e Kosovës ka korrupsion, krim e policë të përfshirë në vepra penale. Shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme  nuk iu ka përgjigjur akuzave të zëvendësit të tij. Ministri   Hyseni, deri tani nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me akuzat e zëvendësit të tij, Nehat Mustafa.  Akuzat e zëvendës-ministrit janë publikuar pasi ishin arrestuar dhjetëra policë të trafikut se ishin përfshirë në vepra penale.  Ai në një postim të tij ka shkruar se në Policinë e Kosovës ka pjesëtarë që janë të korruptuar, frekuentojnë kazinotë, ruajnë diskoteka ku përdoret droga.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …