Ministri Zharku inauguroi fillimin e punimeve për rrethrrotullimin në rrugën nacionale, N2 Prishtinë-Ferizaj

Ministri Zharku inauguroi fillimin e punimeve për rrethrrotullimin në rrugën nacionale, N2 Prishtinë-Ferizaj

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku i shoqëruar nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, inauguroi fillimin e punimeve për rrethrrotullimin në rrugën nacionale, N2 Prishtinë-Ferizaj, tek udhëkryqi i Janjevës. Lidhur me rëndësinë e ndërtimit të këtij rrethrrotullimi, ministri Zharku theksoi: ”Sot me kryetarin Ahmeti jemi në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, në të cilën do të ndërtojmë rrethrrotullimin në fshatin Banullë apo siç quhet udhëkryqi i Janjevës. Do të kemi një rrethrrotullim, i cili do të ndërtohet sipas planit dinamik për 45 ditë pune. Përveç kësaj, gati kanë përfunduar punimet e rrethrrotullimi për Magurë, apo te rruga e Burgut. Në këtë komunë është realizuar edhe asfaltimi i rrugës Sllovi-Smallushë-Gadime, ndërsa këtë vit do të vazhdohet me rehabilitimin e rrugës Lipjan-Blinajë, kurse janë duke vazhduar punimet në rrugën Lipjan-Magurë. Në anën tjetër, është paraparë edhe zgjerimi i kësaj rruge në katër korsi nga kjo pjesë deri në Lipjan.

Kryetari Ahmeti fillimisht e falenderoi ministrin Zharku për kontributin e tij në realizimin e këtij projekti dhe theksoi: “Fillimin e  këtyre punimeve e vlerësoi si njërin nga projektet më të qëlluara, për arsye se ky vend ka qenë njëra ndër pikat e zeza, në të cilin janë shkaktuar dhjetëra aksidente me fatalitet. Ndërtimi i një rrethrrotullimi të tillë është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e komunës së Lipjanit e poashtu edhe për ata të Kosovës, sepse do të rritet niveli i sigurisë në këtë rrugë”, tha kryetari Ahmeti.

Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 400 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Projekte të tjera, të cilat është duke i realizuar Ministria e Infrastrukturës janë:

  • Rekonstruimi i rrugës  “Lipjan – Blinaj”, në vlerë prej 200.000 eurosh.
  • Rekonstruimi i rrugës “Sadik Shala”- Lipjan, në vlerë prej 200.000 eurosh.
  • Ndërtimi i rrugës Vojnovc (Shtime) – Topliqan (Lipjan), në vlerë prej 100.000 eurosh.
  • Ndërtimi i rrugës nga fshati Lluga (Lipjan) deri të fshati Radevë (Graqanicë) në vlerë prej 100.000 eurosh.
  • Ndërtimi i rrugës “Verbicë e Zhegovcit (Gjilan) – Sllovi (Lipjan) në vlerë prej 500.000 eurosh.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …