Brickos

Nisin punimet në rregullimin e kanalizimit në fshatin Jashanicë të Klinës

Nisin punimet në rregullimin e kanalizimit në fshatin Jashanicë të Klinës

Në fshatin Jashanicë të Klinës, kanë nisur punimet në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit. Nga afër fillimin e punimeve, në lagjen Myrtaj dhe Hoti, prej nga rrjeti do të shtrihet edhe në pjesët tjera të fshatit, e ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka uruar komunitetin e kësaj anë për realizimin e këtij projekti kapital. “ Në Jashanicë janë duke u rregulluar rrugët nëpër lagje e tash edhe kanalizimi. Më këto dy projekte kapitale infrastruktura në ketë fshat pothuajse po rregullohet. Ditë me parë kemi përuruar edhe objektin e ri shkollor. Banorët tash lëvizin me lehtë ndërsa më rregullimin e kanalizimit ambienti do të jetë shumë më i pastër”, ka thënë me ketë rast, kryetari Sokol  Bashota.  ​

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …