Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike dhe Doganën e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Dogana e Kosovës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për të promovuar portalin për tregti “Udhëzuesi i Tregtisë Ndërkombëtare”.  Kjo platformë është lansuar në shkurt të këtij viti, që është përkrahur nga projekti regjional të USAID-it për RRER (Rritja Ekonomike Regjionale)- Komponenta për Lehtësimin e Tregtisë, si vazhdimësi e platformës së krijuar në vitin 2013, në kuadër të Projektit të USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist (PPMA). Udhëzuesi për Tregti Ndërkombëtare ka për qëllim të ndihmojë eksportuesit dhe importuesit e mallrave dhe shërbimeve në Kosovë për të kryer transaksione ndërkombëtare të tregtisë. Është një udhëzues i mirë edhe për kompanitë e huaja që konsiderojnë tregtinë me Kosovën dhe ofron informacione me rëndësi për ta. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, tha se përmes kësaj platforme kompanitë do të marrin informacionet e nevojshme. “Bashkëpunimi jonë institucional tregon qartë për gatishmërinë e Kosovës për rritjen e transparencës, veçanërisht në aspektin e tregtisë. Ne, në kuadër të këtij projekti, kemi identifikuar për herë të parë lejet e dhe licencat e nevojshme që lëshuara nga autoritetet kosovare në fushën e tregtisë, të cilat gjenden në këtë portal”, tha Rreci. Memorandumi i nënshkruar sot parasheh bashkëpunimin në përditësimin e të dhënave ekzistuese, plotësimin e saj me të dhëna të reja dhe promovimin e kësaj platforme me qëllim që të rritet besueshmëria e kompanive në lidhje me informacionin e ofruar në të. Bashkëpunimi parasheh edhe shkëmbimin e zyrtarëve dhe ekspertëve për të ngritur kapacitetet institucionale në kuadër të komponentës për lehtësimin e tregtisë

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …