Albena Reshitaj: rritja e madhe e numrit të rasteve të reja ka të bëjë edhe me mosseriozitetin e politikës në trajtimin e pandemisë

Ministrja Albena Reshitaj mori pjesë në Panelin e Lartë “Politikat e Energjisë dhe Klimës pas vitit 2020”

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka marr pjesë në Panelin e Lartë “Politikat e Energjisë dhe Klimës pas vitit 2020” organizuar nga Komuniteti i Energjisë, në të cilën po marrin pjesë ministra nga shtetet e rajonit dhe ekspertë që kanë përgatitur dokumente të rëndësishme në fushën e ndryshimeve klimatike. Gjatë fjalës para të pranishmëve, ministrja, Albena Reshitaj foli për të arriturat e Kosovës në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë së ripërtërishme dhe theksoi se për të zbutur pasojat dhe për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike duhet që secili shtet  të jep kontributin e vet. Ajo shtoi më tutje se Kosova ka punuar në hartimin e legjislacionit duke filluar me transpozimin e Rregullores për Mekanizmin e Monitorimit. Gjatë këtij forumi, ministrja Albena Reshitaj realizoi takime bilaterale me përfaqësues të shteteve e mekanizmave ndërkombëtar si: Komuniteti Energjetik, Agjencia Ndërkombëtare për Energji të Ripërtëritshme- IRENA, Agjencia e Mjedisit – Austri etj, nga të cilët mori përkrahje për realizimin e projekteve në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë së ripërtëritshme.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …