Ministrja, Hoxha takon ambasadorin, Delawie

Ministrja, Hoxha takon ambasadorin, Delawie

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është takuar sot me ambasadorin amerikan në vendin tonë, Greg Delawie, me të cilin biseduan kryesisht për sektorin e drejtësisë si dhe sfidat në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. Me këtë rast, ministrja Hoxha falënderoi ambasadorin amerikan për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë për këtë ministri dhe institucionet e sigurisë dhe ligjit. Ajo shprehu përkushtimin për promovimin e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies si parime kyçe të qeverisjes së mirë. “Përkrahja për gjykatat dhe gjykatësit, mbështetja institucionale, siguria dhe mbrojtja e qytetarëve, reformat në kodin penal dhe procedurën penale, si dhe mos ndikimi i politikës në gjyqësor do të jenë prioritetet kyçe” tha ministrja, Hoxha. Në anën tjetër, ambasadori amerikan, Delawie shprehu përkrahjen e pakursyer amerikane për realizimin e këtyre objektivave dhe përballimin e sfidave.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …