Brickos

Ministrja Dhurata Hoxha

Ministrja Hoxha: Të mos paragjykohet rezultati i hetimeve

Ministrja Dhurata Hoxha, mbajti një konferencë për shtyp ku ju drejtua mediave dhe qytetarëve të Kosovës në një prononcim lidhur me vdekjen tragjike të Astrit Deharit.   Ajo theksoi se ka përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth rastit të humbjes tragjike të jetës së Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dhe shfrytëzoi rastin që edhe një herë t`i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit për humbjen e tyre. Ministrja, po ashtu, njoftoi se që nga dita kur ka pranuar lajmin tragjik, ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat brenda mandatit të saj duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet për zbardhjen e rastit. Me qëllim të sigurimit të transparencës së plotë për kryerjen e autopsisë së trupit të të ndjerit, pasi që është kërkuar nga prokuroria, është lejuar prezenca e ekspertëve të dërguar nga familja. Po ashtu, gjatë këtij procesi kanë qenë prezent në cilësinë e monitoruesve edhe ekspertë nga EULEX-i.  Ministrja Hoxha shtoi se ka ftuar publikisht KMDLNJ-në dhe Avokatin e Popullit që të vizitoj Qendrat e Paraburgimit në mënyrë që të verifikojë gjendjen e tyre dhe trajtimin që u bëhet nga zyrtarët e Shërbimit korrektues.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …