Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, ka reaguar kundër pretendimeve në të cilat thuhet se BE-ja është kundër hapjes së Urës mbi lumin Ibër, duke i quajtur ato mashtrime. Lajcak ka sqaruar se çështja e urës së Mitrovicës duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, në Bruksel, duke nënvizuar se vendosja e zgjidhjeve të imponuara kundër vullnetit të qytetarëve të prekur, nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Ai shtoi se do të diskutohet në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes për hapjen e urës, duke nënvizuar rëndësinë e ndjeshmërisë ndaj pakicave në procesin e qeverisjes së mirë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
