Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, sot ka vendosur makina mbi Urën e Ibrit, Në Mitrovicë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë,  sot ka vendosur makina mbi urën e Ibrit, aty ku tash e disa ditë po kryhen punime. Autoritetet kanë deklaruar se patrullimet po kryhen me qëllim të parandalimit të ndonjë situate të paparashikueshme. Njësia e Formuar Policore e EULEX-it po kryen patrullime të rregullta mobile të zbulimit,  por pa u kufizuar në afërsinë e urës. Dëshirojmë të theksojmë se EULEX-i nuk ka prezencë të vazhdueshme statike të sigurisë në urë, thanë ata për gazetarët. Të pyetur se si është situata e përgjithshme e sigurisë, dhe a ka ndonjë rrezik potencial, ky mision policor rikonfirmoi që siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë mbetet prioriteti ynë i parë. Ne jemi  të gatshëm ta ndihmojnë Policinë e Kosovës në rast se një gjë e tillë kërkohet, saktësuan ata.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …