MKRS-ja mbështet realizimin e dy projekteve kapitale në Shtime

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ( MKRS ), do të përkrahë investimet kapitale në Komunën e Shtimes, të cilat do të realizohen në vitin 2017. Me memorandumin e nënshkruar, më 27.1.2017, nga ministri Kujtim Shala dhe kryetari i komunës së Shtimes Naim Ismajli, mbështetja financiare do të jetë për projektet “Ndërtimi i Qendrës Rinore në Shtime” në vlerë prej 250 mijë euro dhe “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Shtime” në vlerë prej 220 mijë euro.

Kryetari Naim Ismajli, ka falënderuar ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen  duke theksuar se këto dy projekte janë jashtëzakonisht të dobishme për Komunën e Shtimes, sidomos për të rinjtë dhe sportistët, ngase ata do të kenë hapësirat e nevojshme për të kryer aktivitetet rekreative sportive dhe për të realizuar qëllime e tjera rinore.

Ministri Kujtim Shala, ka thënë se MKRS-ja përmes përkrahjes financiare të projekteve të ndryshme kapitale, po realizon politikat e planifikuara të Qeverisë, konkretisht të MKRS-së, në krijimin dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë dhe sportistë. Këto dy projekte do të shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Shtimes me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe plotësimit të kushteve për realizimin e aktiviteteve rinore e sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …