MKRS-ja vazhdon përkrahjen për federatat e sportit

Në vazhdën e përkrahjes për federatat e sportit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar disa memorandume të bashkëpunimit me Federatën e Aeronautikës, Federatën Bjeshkatare Alpiniste, Federatën e Shigjetarisë, Federatën e Sporteve për të Verbër, Federatën e Skijimit dhe Federatën e Shahut.

Vlera e përgjithshme e përkrahjes për këto federata është 265 mijë euro.

MKRS-ja nëpërmjet këtyre memorandumeve, përkrah programet e federatave dhe krijon lehtësira që ato të mund të planifikojnë dhe funksionojnë në mënyrë sa më të pavarur, dhe kështu ta avancojnë sportin e Kosovës.

Me këtë rast ministri Shala përgëzoi drejtuesit e federatave për punën që po bëjnë për zhvillimin e sportit të Kosovës dhe u shpreh se MKRS-ja po punon në disa plane për të ndihmuar sportin e Kosovës, si në infrastrukturë, me legjislacion modern dhe me subvencionime, në mënyrë që sporti i Kosovës të avancohet edhe më tutje, dhe të prezantohet sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sokol Haliti mori pjesë në Kuvendin Themelues të Shoqatës së Mjekëve të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, se bashku me drejtorin e Shëndetësisë në …