Muharrem Kamani: Skrimtari,  Albert Zholi nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Përmetit

Ditën e shtunë, më 25 maj ditën e lindjes së poetit të kombit Naim Frashëri, në Frashër në “Mekën” e shqiptarëve, Bashkia Përmet dhe shoqata Kulturore, Atdhetare “Vëllezërit Frashëri” organizuan homazhe pranë busteve të Avdylit, Naimit dhe Samiut, vizita në shtëpinë muze të tyre dhe dekorimin e z. Albert Zholi. Në oborrin e shtëpisë në fasadën e muzeut u realizua montazhi muziko-letrar nga nxënësit e shkollave Përmet ”Meleq Gosnishti”, ”Nonda Bulka”, shkolla e mesme ”Sami Frashëri”, nxënës të shkollës së mesme ”Sejfulla Malëshova” Këlcyrë e Tiranë dhe nxënës të ardhur nga Rahoveci, Suhareka dhe Prizreni- Kosovë. Merrnin pjesë kyetarja e bashkisë Përmet, znj. Alma Hoxha, nënprefekti Ervin Tuçi, Kryetari Shoqatës, z. Tomorr Kotorri, “Mjeshtri i Madh” z. Zhani Ciko, poeti Lumo Kolleshi, Muharrem Kamani, e shumë personalitete të tjera. Në fund të aktivitetit Kryetarja e Bashkisë znj. Alma Hoxha i jep shkrimtarit dhe gazetarit të mirënjohur Albert Zholi, titullin “Qytetar Nderi i Përmetit”, me këtë motivacion : “Për kontribut të shquar për promovimin e vlerave të gjithanshme  atdhetare e kulturore të Përmetit, ngjarjeve, datave dhe figurave historike”. Kryetar i Këshillit Bashkiak, Anila Mihali. Dekoratën e dorëzoi z. Ervin Tuçi nënprefekt i Përmetit. Në fjalën e tij z. Zholi theksoi: “ Përmeti historikisht është dalluar për atdhetari, dituri dhe pastërti. Unë jam rritur me librat e vëllezërve Frashëri dhe ato libra janë bërë udhërrëfyesit e ndritur në jetë. Vëllezërit Frashëri mbeten ashtu si ka thënë Aritidh Kola i madh, “Kryekënga e gjuhës shqipe”. Nderi më i madh është se ky vlerësim bëhet në shtëpinë e vëllezërve Frashëri, në ditën e Naimit që është dita symbol i gjuhës shqipe. Ju falënderoj për vlerësimin ju znj Kryetare, znj. Anila Mihali, Ervin Tuçi, Tomorr Kotorri, Lumo Kolleshi, Muharrem Kamani, etj…

Kanë thënë për Albert Zholin:

Letër e Ismail dhe Helena Kadare dërguar  autorit nga Parisi, pas leximit  të  librit të  tij “ Ikja e Madhe”.

Paris, 7 shkurt  1998

I nderuari zoti Albert,

Lexova me një frymë librin tuaj “Ikja e madhe” dhe dua t’ju uroj nga zemra për këtë punë të mrekullueshme që keni bërë, lidhur  me ikjen, jetën dhe peripecitë e panumërta  të emigrantëve tanë në Greqi. Bravo, me të vërtetë bravo. Libri është shkruar me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.

Ju përshëndesim

Ismail dhe Helena Kadare

Albert Zholi mbetet gazetari më aktiv për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Libri i tij “Ikja e Madhe” është një kontribut i madh për këtë emigracion të paparashikuar në vitet 1990.

Aristidh Kola- Kryetar i Shoqatës të Arvanitasve- Athinë

Albert Zholi është një shkrimtar dhe gazetar vizionar me një intuitë mbresëlënëse. Ai është kudo ku ka aktivitete, ku ka aktorë, poetë, shkrimtarë, promovime, redaktime, përkujtime, regjisorë, art, kulturë dhe i pasqyron ato me nivel të lartë dhe pa asnjë shpërblim. I thjeshtë, i dashur komunikues, real në të shkruar dhe i saktë në komunikim.  Krenohemi që e kemi mik dhe i jemi mirënjohës.

Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”

Alberti është nga ata shkrimtar dhe publicist që mendohet shumë kur shkruan dhe lë gjurmë në shkrimet e tij. Mbi të gjitha ai është një krijues patriot i madh, aktivist i shkëlqyer ndër të rrallët në Shqipëri që ka lartësuar emrin e emigrantëve në Greqi për mëse 7 vjet.

Luftar Paja, “Artist i Popullit”

Krijimtaria e Albertit është mbresëlënëse. Pena e tij është e kujdesshme. Figurat e personazheve në librat e tij i ka gdhendur me vërtetësi, thjeshtësi, realizëm dhe besueshmëri.

Reshat Arbana “Nderi Kombit”

-Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.

Xhevahir Spahiu

Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.

Dritëro Agolli

Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.

Naum Prifti

Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!

I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë… Përgëzimet më të mira!

Agim Shehu

Alberti është gazetar serioz, i përpiktë, nuk luan apo tjetërson mendimin. Nuk bën lajme për bujë por mbi të vërtetën. Miqtë e mi e çmojnë për sinqeritetin dhe vërtetësinë e shkrimeve të tij. Ai flet pak me fjalë, por shumë me penë. Tek thjeshtësia gjen virtytin e tij më të lartë….

Jorgo Papingji, poet

Kontrolloni gjithashtu

Nezim Frakulla (1680-1760) ndër poetët e parë shqiptarë që shkroi poezi shqip me alfabet arab

Nezim Frakulla (1680-1760) ndër poetët e parë shjqiptar, që shkroi poezi shqip me alfabet arab

Letërsia shqipe me alfabet arab, apo sikur është bërë traditë të thuhet, me alfabet turko-arab, …