leoni

Familja e profesor Ahmet Qeriqit shpreh Mirënjohje për të gjithë që ishin në nguhëllime

Mursel Sopaj: NË KROJMIR (Ahmet Qeriqit)

Në Krojmir , flamuri

Ç’ra në gjysmështizë

Thanë , u shua ylli

Një nga të lirisë

 

Një nga të lirisë

Bac Ahmet Qeriqi

I fjalës,i penës

Zë i kryengritjes

 

Në male burimet

Ç’i ngriu ky mengjes

Thanë: edhe bilbilat

Këngën lanë në mes

 

Një nga të lirisë

Që një jetë luftoi

Zë i së vërtetës

Si zgalem gjemoi

 

Malët e Berishes

U trandën sërish

Jo nga predhë e luftës

Por nga lajm i trishtë

 

Një nga të ilegales

Që sfidoi çdo sfidë

Bir i vegjelisë

Gjerësa mbylli sytë

 

Amanet për brezat

Gjithë vepra e tij

Që kombi të bashkohet

Të jetë një Shqiperi !

 

Hagen ,13 mars ’25

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …