Brickos

Mustafë Krasniqi: Shkolla Shqipe në Zvicër ka njoftuar se  vazhdon me hapjen e klasave të reja, edhe në Vevey, të Kantonit (VD)

Mustafë Krasniqi: Shkolla Shqipe në Zvicër ka njoftuar se  vazhdon me hapjen e klasave të reja, edhe në Vevey, të Kantonit (VD)

“Shkolla Shqipe” në Zvicër ka njoftuar se  vazhdon me hapjen e klasave të reja, vazhdon me këmbëngulje të punoj në rritën e numrit të shkollave, për t`iu mundësuar të gjithë atyre fëmijëve shqiptarë, që ta kenë sa më afër shkollën shqipe, me qëllim që t`i  ndjekin mësimet në gjuhën amtare. 

Në këtë eveniment të hapjes së kësaj shkolle Shqipe në Vevey, të pranishëm ishin: nxënës, prindër, mësues dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë z. Valon Gashi.

Për suksesin e hapjes së pikës së kësaj shkolle, vlen të përmendet edhe angazhimi, puna e pakursyer e prindërve të kësaj shkolle, nën drejtimin e Alban Limanit dhe Murtez Elezajt.  

Për t’i dhen jehonë dhe kurajo bashkëkombësit se hapja e shkollave shqipe, jo vetëm që është ndërgjegjësim moral e kombëtar, po mbi të gjitha është një ngritje e vlerës shpirtërore, që e pasuron shpirtin e fëmijëve me gjuhën amtare. Për këtë u organizuar një takim në oborrin e shkollës me qëllim të respektimit të masave kundër pandemisë. 

Takim që shërbeu si një sallë e shpresave të mëdha, ku shfaqen ndjenjat e prekshme, të secilit pjesëmarrës së këtij takimi, ngaqë ishte fryma e ndjenjës së hapjes së pikës shkollore, që përcillet me jehonën e të mësuarit në gjuhën amtare.

Me këtë rast fjalën e morën Dr. Vaxhid Sejdiu, mësues dhe koordinator  “Shkollës Shqipe në Zvicër”, konsulli i ambasadës shqiptare z. Valon Gashi, prindër z.  Rexhep Limani, si dhe mësuesja Ardita Abazi, e cila i njoftoi prindërit dhe vetë nxënësit për orarin mësimor. 

 

Në pjesën e dytë, nxënësit së bashku me mësuesit hynë në klasën e shkollës shqipe, ku edhe u pajisen me tekste shkollore dhe filluan me mësimin e gjuhës shqipe, me mësuesen Ardita Abazi.  

Hyrja në klasë dhe ulja në bankat shkollore të nxënësve me mësim plotësues në gjuhën shqipe ishte një gëzim i madhe, aq më tepër kur t’i shohësh buzëqeshjet e këtyre fëmijëve dhe artikulimin e tyre në gjuhën amtare dhe  me librat e gjuhës shqipe në duar.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …