NATO: Misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë i angazhuar për të ofruar paqe dhe stabilitet

NATO-ja synon të ndërtojë bazën e saj të parë të Ballkanit Perëndimor në qytetin e Kuçovës

NATO-ja por rrit influencën e saj në Ballkanin Perëndimor ndërkohë që përgatitet të ngrejë bazën e parë ajrore në rajon si dhe i ka kërkuar vendeve të Ballkanit t’i bashkohen zyrtarisht aleancës, shkruan prestigjiozja britanike “Express”. Më 4 gusht, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se NATO-ja synon të ndërtojë bazën e saj të parë të Ballkanit Perëndimor në qytetin e Kuçovës, ndërkohë që punimet do të fillojnë këtë vit. Ai theksoi gjithashtu se “zyrtarët janë duke diskutuar me SHBA-në për të modernizuar kapacitetet ajrore të Shqipërisë”. Shqipëria u bë pjesë e NATO-s që në vitin 2009 dhe është ende duke zëvendësuar arsenalin e vjetruar të armatimeve. Ky vend ka dalje në detin Adriatik dhe Jon, si dhe ndodhet në veriperëndim të Greqisë, transmeton ATSH. Rama njoftoi Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të investojë 50 milionë euro. Kjo bazë do të përdoret për furnizim ajrore, mbështetje logjistike, patrullim ajror dhe trajnime. Baza do të përdoret gjithashtu edhe nga forcat ajrore shqiptare.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, tha se “Aleanca do të mbështesë reformat në Kosovë, përfshirë krijimin e forcave të saj të armatosura të rregullta”. BE-ja ka ndihmuar gjithashtu duke u zgjeruar me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë të cilat janë shtete që aspirojnë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Bosnje Hrecegovina dorëzoi formalisht kërkesën për anëtarsim në BE në vitin 2016. Gjithashtu, Bosnje Hercegovina dhe Kosova janë firmëtare të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim me BE-në, një marrëveshje që ka edhe një klauzolë ushtarake. Ka gjithashtu përpjekje për të reduktuar varësinë energjetike të rajonit nga Rusia. Projekti i Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është në fazë ndërtimi dhe shtrihet nga Deti Kaspik deri në Shqipëri por shkon edhe në veri të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …