Xhandarmëria e Serbisë në orët e hershme të mëngjesit ka bllokuar Tërnocin e Madh të Bujanocit

Xhandarmëria e Serbisë në orët e hershme të mëngjesit ka bllokuar Tërnocin e Madh të Bujanocit

Pas deklaratave për shkëmbim të mundshëm të territoreve dhe bashkimit të tri komunave lindore, me Kosovën, të cilat aktualisht ndodhen nën administrimin e Serbisë,  xhandarmëria e këtij shteti, sot  në orët e hershme ka bllokuar Tërnocin e Madh të Bujanocit. Galip Beqiri, kryetar i këshillit ekzekutiv në Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Serbi, ka konfirmuar për mediet në Kosovës se pjesëtarët e xhandarmërisë kane bllokuar Tërnocin e Madh. Sipas tij, një veprim i tillë i institucioneve serbe të sigurisë ka shqetësuar shqiptarët e fshatit më të madh shqiptar, në Kosovën Lindore. Ende nuk ka konfirmimin zyrtar nga Beogradi lidhur me këtë lëvizje të papritur të xhandarmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …