Ndërron jetë veterani i arsimit dhe veterani i luftës së UÇK-së, Gani Qela nga Leqina e Skenderajt

Ndërron jetë veterani i arsimit dhe veterani i luftës së UÇK-së, Gani Qela nga Leqina e Skenderajt

Ndahet nga jeta veterani i arsimit dhe veterani i luftës së UÇK-së, Gani Qela nga Leqina e Skenderajt. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në një postim në rrjetin social. ”Miq të nderuar, rrethi i gjerë familjarë brenda e jashtë Kosovës, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot në moshën 68 vjeçare ka ndërruar jetë vëllai i madh Gani Qela, veteran i arsimit dhe veteran i luftës, njeri i sakrificës e sinonim i njeriut intelektual, të matur e të urtë. Prehu i qetë ne tokën e Kosovës Nënë për të cilën kontribuove me aq zell e përkushtim dhe nuk u ndale edhe atëherë kur i tërë aparati shtetëror i Millosheviqit të ishte hedhur mbi shpinë më rrahje, përndjekje e mundime. Ju edhe atëherë u ngritët edhe më të fortë dhe vazhduat rrugën e edukimit të brezave dhe luftën për liri deri ne çlirim”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …